Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ,Avdullah Hoti në një intervistë për portalin “Arbresh.info”, ka thënë se LDK-ja zgjedhjet e brendshme do t’i mbajë vitin e ardhshëm dhe se procesi do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe transparente.
Hoti, nuk ka treguar se a ka menduar ndonjëherë të kandidojë për kryetar të kësaj partie.
” Lidhja Demokratike e Kosovës është parti anëtare e Partive Popullore Evropiane, pra është parti me vlera evropiane dhe me qasje institucionaliste. Këto vlera na kanë përcjell në tri dekada të veprimit tonë në skenën politike të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës zgjedhjet e saj të brendshme do t`i mbaj nga mesi i vitit 2019 dhe jam i sigurt se kandidaturat dhe i gjithë procesi zgjedhor do të zhvillohet në frymë demokratike dhe transparente”, ka thënë ai./arbresh.info/
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...