Google ADS

Avdullah Hoti tregon se kur do të formohet koalicioni LDK-Vetëvendosje

16:38 | 29 Tetor 2019
Arbresh.info

Ish-shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka zvarritje në marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Po ashtu Hoti i cili ka qenë pjesë e grupit punues të LDK-së në takim me VV-në, thotë se marrëveshja do të përmbyllet sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve nga KQZ-ja, ka shkruar Hoti, transmeton arbresh.info

Ndërsa në takimet në ditët në vijim nga grupet punuese të LDK-së dhe VV-së, Hoti ka treguar edhe një varg çështjes për të cilat do të diskutohet

Postimi i plotë I Hotit:

Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve.

Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin për zhvillim ekonomik dhe punësim dhe jemi pajtuar për shumicën e çështjeve.

Ne takimet ne ditët vijim vazhdojmë diskutimet për rendin, ligjin dhe sigurinë, për arsim e shëndetësi, pastaj për politiken e jashtme.

Jam i bindur se mund ta përmbyllim marrëveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja.

Te gjitha këto diskutime jemi duke i mbajtur ne mënyre transparente sa i përket temave dhe personave qe po i zhvillojnë diskutimet, një praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenën politike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme