Avdullah Hoti tregon se a do të përfshihet Nisma në koalicionin LDK-VV

23:41 | 12 Nëntor 2019
L G

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti,  ka thënë se nuk varet nga LDK’ja nëse Nisma do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ende nuk dihet a ka kaluar sigurt pragun. Një vendim i PZAP’së ka vendosur që të mos numërohen votat e ardhura nga Serbia, por që për këtë duhet të vendosë Gjykata Supreme.

“Nuk na takon neve që të vendosim për përfshirjen e Nismës në një koalicion paszgjedhor”, thotë Hoti.

“Kjo i takon partisë së parë. VV ka marrë më shumë vota dhe si parti e parë themelon qeverinë”

“Nuk na takon neve”, thotë tutje Hoti.

“Matematikat për formimin e Qeverisë i bën partia fituese. Partia e parë e merr mandatin dhe pastaj i fton partitë tjera për koalicion” /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme