Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk varet nga LDK’ja nëse Nisma do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar.
Koalicioni Nisma-AKR-PD ende nuk dihet a ka kaluar sigurt pragun. Një vendim i PZAP’së ka vendosur që të mos numërohen votat e ardhura nga Serbia, por që për këtë duhet të vendosë Gjykata Supreme.
“Nuk na takon neve që të vendosim për përfshirjen e Nismës në një koalicion paszgjedhor”, thotë Hoti.
“Kjo i takon partisë së parë. VV ka marrë më shumë vota dhe si parti e parë themelon qeverinë”
“Nuk na takon neve”, thotë tutje Hoti.
“Matematikat për formimin e Qeverisë i bën partia fituese. Partia e parë e merr mandatin dhe pastaj i fton partitë tjera për koalicion” /Express/