Avdullah Hoti thotë se qeveria është shpartalluar

13:26 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti “të shpartalluar” koalicionin qeveritar, pas vendimit që marrëveshja për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të mos dërgohet në seancë për votim.

“Po bëhen tri vjet që kjo temë po sillet poshtë e lartë. Ky koalicion është formu për vendime të mëdha. Por shihet se ky koalicion është shpartallu. Më nuk i duhet vendit një Qeveri e tillë’, tha Hoti.

“Përveç pikave që keni parë, pika kryesorja që do të duhej të ishte në seancën e së enjtes do të duhej të ishte pika për demarkacionin por partitë në pushtet e shtynë për seancën e radhës e kjo është për keqardhje”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme