Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se në futjen e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në pasqyrimin e të dhënave preliminare për komunën e Prishtinës, ka pasur gabime.
Hoti ka thënë se “gabime në raportim të votave raportohen në disa vendvotime/shkolla”.
“Në të gjitha rastet, gabimet janë në disfavor të LDK dhe Arban Abrashit. Duke qenë se gabimet janë të njëanshme, është e kuptueshme se duhet trajtuar me një qasje përtej gabimeve teknike dhe njerëzore. Prandaj, rinumërimi është i domosdoshëm për të qartësuar situatën. E vërteta e plotë është në kuti të votimit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
“E vërteta me devijime është e raportuar nga KQZ. Por, duke qenë rezultati kaq i ngushtë, këto devijime e përcaktojnë se kush qeveris me Prishtinën në katër vitet në vijim. Qytetarët e Prishtinës e meritojnë të dijnë të vërtetën e plotë, jo të vërtetët që duan të tregojnë komisionarët”, ka thënë Hoti.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?