Avdullah Hoti: Ramush Haradinaj u tërhoq nga debati televiziv

20:29 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK- AKR- Alternativa, Avdullah Hoti e ka quajtur koalicionin PDK- AAK- Nisma si koalicionit të territ dhe të frikës.

“Ata na janë frikësuar dhe për këtë arsye në gjysmë të natës e kanë nënshkruar atë marrëveshje”, tha Hoti në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Ai tha se janë pikërisht koalicioni PDK- AAK- Nisma ata të cilët u tërhoqën nga debati i paralajmëruar televiziv.

Ndërkaq, në ftesën e drejtuesit të Rubikonit, Adriatik Kelmendi se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së tij për debat, ai tha se me kënaqësi do të marrë pjesë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme