Ish-kandidati për kryeministër në zgjedhjet e fundit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, aktualisht shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, do të jetë pasardhës i liderit të tanishëm të kësaj partie, Isa Mustafës.
Burime brenda kësaj partie, i kanë thënë portalit arbresh.info, se Hoti do të kandidohet dhe gëzon mbështetjen më të madhe të strukturave të LDK-së për të drejtuar me njërën ndër partitë më të mëdha në vend.
Gjatë ditës, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, mbledhë kryesinë dhe kryetarët e degëve, për t’ju drejtuar më pas medieve rreth qëndrimeve për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, dhe procesit zgjedhor brenda partisë./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...