Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook ka deklaruar se nuk do të lejojnë paralizimin e institucioneve të reja të Kosovës karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa ndaj mallrave serbe, raporton arbresh.info.
Sipas tij, një gjë e tillë i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim. Kjo nuk është gjë e re.
I ri është konteksti politik në Kosovës, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme.
Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE.
Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim.
Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare.”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...