Avdullah Hoti nesër merr detyrën e re

18:54 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Nesër do të bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së kryeministrit të ri Avdullah Hoti.

Ngjarja do të bëhet nga ora 09.00 në ndërtesën e Qeverisë, transmeton portali arbresh.info.

Avdullah Hoti do ta marrë postin e tij të ri nga Albin Kurti i cili qeverisi për vetëm katër muaj.

Se a do ta dorëzojë edhe ceremonialisht z. Kurti detyrën nuk dihet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme