Avdullah Hoti në Komunë të Prishtinës për autobusët, injoron Shpend Ahmetin

15:39 | 17 Maj 2016
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka takuar sot Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Halim Halimin për tu dakorduar që të kalojë në Kuvendin Komunal Projekti për autobusë të kryeqytetit.

Ahmeti ka bërë të ditur se ai u shpërfill nga ky takim.

“Qe një muaj kërkuam takim trepalësh me Minstrin Hoti dhe BERZH. Qe dhjetë muaj e bllokon projektin e autobusëve.

Pas presionit qytetar dhe konferencës sot, Ministri Hoti ka ardh në komunë për ta takuar kryesuesin e Kuvendit Komunal Halim Halimin, gjoja për ti thënë për ta kaluar në Kuvend Komunal. Prapë nuk ka komunikuar me zyren tonë.

Presioni qytetare bën çudira, por kjo qeveri nuk i meriton postet që i ka”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm