Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të udhëheqë dialogun me Serbinë, pasi kështu e thotë Kushtetuta e Kosovës.
Gjykata Kushtetuese bëri të ditur ne anë të një vendimi në vitin 2019 se kryeministri është udhëheqës në arenën ndërkombëtare.
E Hoti thotë se ka pasur kontakte me Emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, menjëherë pasi u zgjodh kryeministër.
“E para unë menjëherë dje pas zgjedhjes kam pasur kontakt me Lajcakun. . Ai i ka të qarta orientimet tona sa i përket dialogut. Vumë kontaktet e para me të. Edhe me zotin Borrell dhe institucionet tjera”, ka thënë ai në RTK.
‘’Sa i përket mënyrës se si do të bëhet dialogu është e qartë: Kryenegociator do të jem unë. Kështu e thotë Kushtetuta. Nuk e vendosi unë por Kushtetuta”, thotë Hoti.
“Unë nuk do të bëjë gabimin duke zgjedhur mes SHBA’së dhe BE’së. Jemi me të dyjat”, tregon ai.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...