Pas raportimit se një i ri ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në një kazino ne Lipjan ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti përmes një postimi në facebook ka shkruar se pas kësaj ngjarje Lipjani përsëri është në zi, shkruan arbresh.info.
“Sonte një i ri qenka vrare ne Lipjan ne kazino. Ngushëllimet me te thella familjes dhe miqve te tij. Kjo është një dite zie tjetër për Lipjanin, pas aksidentin tragjik ne Duhel, dhe për gjithë Kosovën”, ka shkruar ai.
Hoti ka shtuar se urgjentisht duhet shpallur të jashtëligjshme kazinotë dhe lojërat e fatit në Kosovë
“Kuvendi i Kosovës duhet urgjent te shpall te jashtëligjshme te gjitha kazinot dhe lojërat e fatit. Kuvendi duhet te hedh poshtë edhe iniciativen e Qeverise qe parasheh zhvillimin e lojërave te fatit e kazinove, si mundësi për punësim e te ardhura dhe zhvillim ekonomik”, ka shkruar ai.
Deputeti i LDK-së ka krijuar gjithashtu edhe një sodazh me pyetjen “A pajtoheni qe Kuvendi i Kosovës te pezulloje menjëherë aktivitetin e te gjitha lojërave te fatit deri ne shqyrtimin detal te ligjit përkatës”
Ndryshe rreth orës 20:00 një person është gjetur pa shenja jetë në një kazino në Lipjan ndërsa dyshohet se plaga është shkaktuar nga armë zjarri.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci
“Rreth orës 20:00 policia ka marre informatën se në një lokal në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjec , që është konfirmuar si punëtori i lokalit ne fjale është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet te jete shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, ende nuk dihen motivet e vrasjes.
“Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimte përderisa janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarje”, është shprehur ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Vritet 36 vjeçari, punëtor i një lokali në Lipjan
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...
Begaj uron 28 Nëntorin nga sheshi i Vlorës, thekson vetëdije...
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...