Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë me dije se janë 8 projekte që duhet përfunduar në vitin 2018 në Mitrovicën Veriore.
Sipas tij, në këtë projekte përfshihen Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ajo e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Indeksonline.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Hotit në Facebook:
Projektet per Mitrovicen Veriore te perfshira ne buxhetin e vitit 2018, bazuar ne amandamentet qe kam bere. Ministrite perkatese duhet te kujdesen qe t’i realizojne me kohe. Une do te kerkoj informata te rregullta nga Ministrite perkatese.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
– Ndërtimi i kulmeve në 3 shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë
– Ndërtimi i 10 shtëpive për çdo vit në Lagjen Kroi i Vitakut
– Ndërtimi i dy shtëpive në lagjen e Boshnjakëve
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
– Fasadimi i Shkollës Fillore ‘Aziz Sylejmani’ në Mitrovicë
– Ndërtimi i shkollës fillore në Lagjen e Boshnjakëve
Ministria e Infrastrukturës
– Asfaltimi i rrugës ‘Sami Frashëri’ në gjatësi prej 300 metra
– Asfaltimi i rrugës “Tirana” në gjatësi prej 400 metra në Mitrovicën Veriore
Ministria e Kulurës, Rinisë dhe Sportit
– Renovimi i galerisë së arteve në Kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor