Kryeministri Avdullah Hoti nuk po i lehtëson masat për bizneset, ani pse numri i të infektuarve me Covid-19 është në rënie.
Me mos lehtësimin e masave, Hoti është duke u shkaktuar humbjet mëdha bizneseve, shkruan arbresh.info.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomeve i kanë kërkuar institucioneve të vendit që të i lirojnë masat, apo së paku të shtyhet ora e mbylljes së lokaleve për shkak të ardhjes së një numri të madh të mërgimtarëve, e që ndikojnë direkt në rritjen e ekonomisë së vendit.
Hoti, sot gjatë ditës ka deklaruar se ka dyndje të madhe të qytetarëve dhe se qeveria do të kujdeset që me masat që ndërmerr për mbrojte nga COVID të krijojë kushte të volitshme për bizneset, si dhe lëvizjet e qytetarëve, duke u siguruar që të mbajë nën kontroll situatën me COVID.
“Raportet deri më tash janë vërtet pozitive, masat e ndërmarra më herët kanë ndikuar dhe numri ka rënë nën 200, nga 700 raste sa kemi pasur brenda 24 orëve. Në bazë të informacioneve që kemi pasur nga Institutit Kombëtarë bëhet e ditur se ne jemi në mesin tri katër vendeve që më së miri e kemi menaxhuar situatën me COVID-19, dhe duhet të sigurohemi se tani kur kemi fluks të madh të qytetarëve për festa tu krijojmë atyre kushtet që të kënaqen me familjet e tyre dhe të marrim masa për ti mbrojtur qytetarët e bashkatdhetarët”, ishte deklarata e tij.
Ndryshe, ekonomia në Kosovë ka pësuar humbje të madhe e sidomos sektori i gastronomisë./arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor