Google ADS

Avdullah Hoti flet Gjykatën Speciale

00:46 | 11 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për punën e tij tre mujore në krye të ekzekutivit në vend. Tha se nuk janë qeveri që shajnë e kritikopjnë të tjerët, por se punojnë për stabilitet politik dhe ekonomik.

Hoti sqaroi problemet me të cilat u ballafaqua në planin e brendshëm, duke përmendur pandeminë, shifrat e rasteve të reja, ku shpalosi brengën e përhapjes më të madhe, sidomos tani kur nis procesi mësimor edhe në nivelin akademik.

I pyetur për ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, kryeministri Hoti deklaroi se me këtë ligj do të përfitonin një shtresë e gjerë e popullatës, sidomos sektori bujqësor, ndërmarrjet private, etj.

Kryeministri Hoti mohoi zërat se PDK po e kushtëzon ligjin për rimëkëmbjen ekonomike me anë të ligjit për vlerat e luftës, të sponzoruar nga kjo parti.

Më tej ai përmendi edhe vetingun që, sipas tij, po veprohet heshtur, ku në këtë drejtim do të përfshihen edhe ekspertë të fushave të ndryshme nga shoqëria civile.

“Jemi stabil nga veprimet që kemi ndërmarrë me një plan pune me partnerë të koalicionit, gjë që na ka mundësuar të pozicionohemi mirë”, deklaroi Hoti.

Lidhur me çështjen e presidentit, Hoti sqaroi edhe një herë se me krijimin e koalicionit qeverisës nuk ishte diskutuar çësthja e presidentit. Ai pranoi se nuk i kanë votat në Kuvend dhe se për këtë çështje duhet shikuar ‘përtej koalicionit qeverisës’.

“Çështja e presidentit është e rëndësishme, sepse ai që do të marrë mbi 82 vota në Parlament, do të mund të zgjidhet president dhe në këtë punë duhet të angazhohet edhe opozita”, deklaroi Hoti.

Mosmarrëveshjet brenda LDK’së, kryeministri Hoti i vlerësoi si normale, të zakonshme, duke vënë theksin te Vjosa Osmani, ku, sipas tij, ajo gëzonte mbështetjen e plotë të LDK’së, por që, siç u shpreh ai, ajo prapë do të kthehet në LDK, sikurse të tjerët.

Kryeministri foli edhe për Gjykatën Speciale dhe arrestimin e krerëve të OVL UÇK’së.

”Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, punon në bazë të ligjeve të Kosovës dhe duhet siguruar pavarësinë e punës së saj, në mënyrë që pretendimet e dala duhet të qartësohen”, deklaroi Hoti./rtk/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme