Kryeministri Avdullah Hoti duke komentuar një sondazh të publikuar më parë ku Albin Kurti ka 44 % të votave si kandidatë për kryeministër e Avdullah Hoti vetëm 12%, ka deklaruar se për dy javë kjo përqindja mund të ndryshojë, raporton Arbresh.info.
“Për një javë dy javë do ti kemi epiket tona do ta kemi platformën tonë besoj që secila parti , dhe le ti ballafaqojmë ato ta shohin se kush do të merr besimin e qytetarëve le ti ballafaqojmë programet e tona”, ka thënë Hoti.
Shefi i qeverisë është shprehur i bindur se karshi Albin Kurti dhe të tjerëve ai është më i mirë, kështu edhe duke e ftuar të përballet në një debat televiziv.
“A jeni të gatshëm të ballafaqoheni në një debat televiziv me kundër kandidatët e tjerë për kryeministër”, është pyetur Hoti.
“Sigurisht se po, me cilën do prej tyre jo me parulla e me fjalë boshe as me retorika që nuk qojnë askund po me punë e veprime konkrete që do ti bëjmë dhe që i kemi bërë”, ka thënë Hoti në Rubikon shkruan Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...