Avdullah Hoti ka reaguar pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë atij të formojë qeverinë.
Ai e ka mirëpritur vendimin duke thënë se rimëkëmbja e mirëbesimit dhe respektimi i institucioneve është detyrë.
Më tutje Hoti ka shtuar se me SHBA-të dhe BE-në do të punojnë në përkushtim për jetësimin e aspiratave për integrime euroatlantike.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.
Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.
Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike./orainfo/
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...