Avdijaj ka thënë se përkrahja për sportin në Istog nuk është as për së afërmi e kënaqshme pasi që ky dikaster është shpërfillur në çdo mandat.
Ai ka renditur edhe disa nga problemet me të cilat përballën sportistët e Istogut.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Sporti në komunën tonë!
Sporti është shumë i rëndësishëm për ne të gjithë, e për të rinjtë në veçanti. Të merresh me sport do të thotë të jesh më i shëndetshëm, të zhvillosh aktivitete sportive është kontribut i madh edhe në aspektin social.
Duke qenë se sporti konsiderohet si kategori e veçantë edhe me Kushtetutë, institucionet lokale dhe ato qëndrore janë të obliguara që ta rrisin vëmendjen edhe më shumë për këtë çështje.
Komuna duhet të krijojë mundësi dhe infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e sportit. Por, përkrahja për sportin në Istog tashmë dihet se nuk është as për së afërmi e kënaqshme, dhe ky dikaster është shpërfillur në çdo mandat.
Këto janë disa nga sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet sporti në komunën tonë:
– Mungesa e vullnetit politik për përkrahjen serioze të sportit (ka pasur buxhet minimal për sportin çdo vit);
– Mungesa e palestrës sportive (projekt i filluar para 10 vitesh);
– Mungesa e mjeteve financiare për klubet sportive (Klubi i futbollit “Istogu” dikur ishte në Supërligë dhe krenari e qytetit, më pas kishte rënë në Ligën e Parë, kurse tani është edhe një ligë më poshtë – Liga e Dytë A.
– Mungesa e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve sportive (shumica e fshatrave nuk i gëzojnë këto hapësira)
– Disa klube tashmë janë shuar, disa të tjera funksionojnë në kushte të vështira. (Shembull: Klubi i basketbollit, i cili realizon gara në Kategorinë e Dytë në nivel kombëtar trajnimet i realizojnë në palestrën e shkollës fillore, ndërsa ndeshjet si vendas i zhvillon në palestrat e Pejës, Klinës, etj)
– Klubi i Hendbollit të vajzave përkundër sukseseve të arritura vazhdon të përballet me probleme të mëdha infrastrukturore dhe financare.
Sporti është në situatë emergjente, e mu për këtë, pritet e duhet mbështetje serioze. Si kryetar i ardhshëm i Komunës, do të ndërmarrë këto veprime:
Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Istogut synojmë që sporti si aktivitet i përditshëm e i domosdoshëm të bëhet i arritshëm përmes koordinimit, bashkëpunimit dhe investimeve në infrastrukturë
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës