Problemi i ngritjes së personave në pozita të caktuara e me grada të caktuara pa konkurse është një problem që shoqëron vendet e punës në Kosovë nëpër institucione.
Këto avancime në pozitë pa procedura konkurruese po bëhen edhe në sistemin e shëndetësisë, përkatësisht në Klinikën Universitare të Kosovës.
Në QKUK janë identifikuar 12 raste dhe 2 të tjera në Spitalin e Mitrovicës ku stafi i brendshëm janë avancuar në pozita me gradë-koeficientë me të lartë pa procedura të konkurrimit, shkruan Indeksonline.
“Kemi kemi identifikuar 12 raste në QKUK dhe dy (2) raste në Spitalin në Mitrovicë ku stafi i brendshëm janë avancuar në pozita me gradë-koeficientë më të lartë pa procedura të konkurrimi” thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për raportin financiar 2016 të QKUK-së.
Po ashtu sipas auditorit ShSKUK ka angazhuar 69 vetë për shërbime të veçanta pa procedura të konkursit publik, por evtëm me vendim të drejtorit.
“Testimet tona kanë vënë në pah se ShSKUK ka angazhuar 69 vetë me marrëveshje për shërbime të veçanta. Prej tyre 19 në QKUK, 40 në Spitalet e Përgjithshme dhe dhjetë (10) në Qendrat e Shëndetit Mental. Angazhimi i tyre ishte bërë pa aplikuar procedura të konkursit publik por vetëm me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së dhe Drejtorëve të institucioneve vartëse” thuhet me tutje në raportin e Auditorit, shkruan Indeksonline.
Sipas ZKA-së, mospërfillja e procedurave me rastin e rekrutimit dhe avancimit të stafit mund të rezultojë në mos-efikasitet operacional pasi që persona jo adekuat mund të caktohen në pozitat e caktuara duke penguar arritjen e objektivave të organizatës.
Poashtu ZKA indetifikon disa mangësi në procedurat e rekrutimit përmes konkursit publik.
“Kemi identifikuar disa mangësi në zhvillimin e procedurave të rekrutimit të cilat janë zhvilluar përmes konkursit publik. Te konkursi për pozitën e Drejtorit të Klinikës së Urologjisë në QKUK, mungonin aplikacionet dhe dokumentet përkatëse te kandidateve për përgatitjet e tyre profesionale. Sipas QKUK-së, kandidatet kishin tërhequr aplikacionet e tyre pas përfundimit të konkursit, ndërsa QKUK nuk i kishte ruajtur kopjet e aplikacioneve të tyre. Në Spitalin e Prizrenit kemi evidentuar se komisioni për zhvillimin e procedurave të rekrutimit për pozitat Mjek Specialist-Endokrinolog dhe Asistente e Ekonomisë ishte i përberë vetëm nga tre (3) anëtarë. Kjo është në kundërshtim me kërkesat e UA Nr. 14_2011 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, i cili potencon që komisioni duhet të jetë i përbërë nga pesë (5) anëtar” thuhet në raportin e Auditorit.
Këto çështje janë vënë si prioritet I lartë që QKUK duhet të ndërmarrë masa për t’i rregulluar.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës