Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) ka marrë 1.3 milion euro nga Qeveria për trajtimin e qenve endacak. Qeveria vitin e kaluar në një nga mbledhjet morri vendim që jepte 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacak në komunat.
Edhe pse mjetet e ndara nga Qeveria kanë kaluar në buxhetin e këtij Agjencioni, ky projekt ende nuk ka filluar. Lamir Thaçi, zyrtar për Informim në AUVK, tha se shumë shpejt do të fillohet me procedurat e trajtimit të qenve endacak.
Thaçi nuk dha një afat se kur mund të fillojë implementimi i këtij projekti, ndonëse thotë se trajtimi do fillojë shumë shpejtë, raporton Ekonomia Online.
“Në fundvitin e kaluar ne kemi paraqitur një kërkesë pranë qeverisë që të na ndahet një shumë e të hollave që ne e kemi paraparë si emergjente për të ndikuar në terren që të ulim numrin qenve endacak dhe ti trajtojmë ata dhe kjo shumë na është ndarë. Ne besojmë që shumë shpejtë me procedura të rregullta do kontraktojmë praktikat e licencuara veterinare për të kryer shërbime në terren për trajtimin e qenve endacak”.
“Kohën nuk e dimë, por ne menjëherë po sa na janë dhënë dhe ne i kemi tani ato në buxhetin e Agjencisë, ne menjëherë do t’i nisim procedurat për kontraktimin e kryerjes së shërbimeve në terren dhe do të fillojmë në të gjithë territorin e Kosovës në të gjitha komunat që t’i trajtojmë qenët endacak”, tha ai.
Ai tha që Agjencia përmes këtij buxheti të ndarë nuk është kufizuar në numër për trajtimin e qenve endacak dhe se do të veprohet aty ku ka nevojë më shumë.
“Ne nuk jemi kufizuar në numër të caktuar, ne do të veprojmë në terren varësisht nga nevojat të cilat paraqiten dhe nuk dëshirojmë që të bëjmë kufizime në numerike në komuna të caktuara aty ku neve na është paraqitur si gjendje emergjente aty do të veprojmë më shpejt dhe aty do të jetë numri më i madh i qenve të cilët do të trajtohen por do të përfshihen të gjitha sepse kjo nevojë apo emergjencë ka ardhur si pasojë që vet komunat nuk kanë arritur ta eliminojnë si problem sepse ka qenë komplet kompetencë e tyre në bazë të ligjeve në fuqi”, tha ai.
Thaçi shtoi se që nga viti tjetër, zyrtarët përgjegjës komunal do të duhet të kërkojnë vet buxhet nga Qeveria e Kosovës dhe të merren me trajtimin e qenve endacak.
“Monitorimi i kësaj pune do të bëhet prej zyrtarëve të agjencisë dhe njëkohësisht ne kemi kërkuar mbështetje edhe nga ana e zyrtarëve komunal që ata të caktojnë ekipet apo komisionet e tyre monitoruese që edhe ata vet të dalin në terren dhe të shohin punën që do të kryhet dhe njëkohësisht do të mësojnë nga praktika jonë që ne do të bëjmë në terren në mënyrë që nga viti i tjetër ata të vazhdojnë vet në format e tyre që është detyrë dhe kompetencë e tyre që duhet ta realizojnë dhe më nuk duhet të përsëritet që ne të vijmë në një gjendje tjetër emergjente që prapë të kërkojmë buxhet. Ky vit është vit emergjent që ne duhet medoemos të veprojmë sa më shpejt dhe të bëjmë në mënyrë profesionale uljen e numrit të qenve endacak”, tha Thaçi./EO/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...