AUV: Therjet e kurbaneve të bëhen vetëm ne thertore të licencuara

13:26 | 14 Qershor 2024
E.K

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë apel që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertoret e licencuara.

AUV njofton se therja e kurbaneve jashtë këtyre objekteve përben shkelje ligjore, duke rrezikuar shëndetin e përgjithshëm publik.

AUV tregon se objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike.

Njoftimi i plotë:

Therjet e kurbaneve të bëhen vetëm ne thertore të licencuara

Të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 16 Qershore e Diele. Ju apelojmë qe therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në thertoret e licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit.

Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike.

Në transport të përdorin mjete adekuate duke respektuar kushtet për mirëqenje të kafshëve. Tregtimet të bëhen në tregjet e autorizuara ose blerjet direkte nga ferma, tregtimet në hapësira tjera do të pengohen dhe ndëshkohen. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve. Duhet secili ta ndjejmë si obligim qe mos të krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike, në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike. /Arbresh.info

Të ngjashme