Me qëllim të implementimit në tërësi të Planit Kombëtar për Monitorimin e Mbetjeve për vitin 2020, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në ushtrimin e kompetencave të saj për mbikëqyrjen e zbatimit të kontrolleve zyrtare, ka autorizuar zyrtarët e projektit Transparenca dhe Neutralitetit i Mostrave të Qumështit që të kryejnë marrjen e mostrave në fermat prodhuese të qumështit për monitorimin e mbetjeve në detektimin preparateve mjekësore veterinare, substancave të ndaluara dhe kontaminatëve mjedisor.
Sipas planit është paraparë që vetëm nga ky bashkëpunim të merren 307 mostra të qumështit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, gjë që konsiderohet një kontribut i rëndësishëm nga ana e zyrtarëve të projektit, për mbrojtjen e shëndetit publik përmes sigurisë së ushqimit.
Bashkëpunimi mes AUV-së dhe ShPQK-së në implementimin e planit të mbetjeve, është rrjedhojë e aktiviteteve të përbashkëta në vazhdimësi të zbatimit të punës për monitorimin e cilësisë të qumështit në Kosovë.
Gjatë këtij takimi Festim Rexhepi nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Kujtim Uka nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë para të pranishmëve prezantuan në mënyrë të detajuar qëllimin, objektivat, rezultatet e pritshme, grupet dhe nëngrupet e substancave që do të kërkohen si dhe lokacionet e mostrimit. Po ashtu u demostrua edhe procedura e mostrimit dhe me këtë rast u bë edhe shpërndarja e materialeve të nevojshme për mostrimin.
Koordinatori i projektit Milazim Makolli prezantoi në mënyrë të përmbledhur aktivitetet e realizuara dhe ato në vazhdimësi, të cilat siç theksoi kanë arritur suksese të mëdha në drejtim të përmirësimit të cilësisë së qumështit të freskët nga ana e prodhuesve vendor.
Makolli shprehu edhe një herë gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me AUV dhe u zotua se detyrat e përcaktuara do të zbatohen me përpikmëri nga zyrtarët e tij, me mundësi që në të ardhmen të zgjerohet akoma më tej bashkëpunimi me projektet e reja në fushën përkatëse por jo vetëm.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...