AUV ngrit nivelin e masave të kontrollit për ngarkesat me produkte të shpezëve nga Brazili

13:46 | 21 Korrik 2024
E.G

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se pas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij, AUV menjëherë ka urdhëruar ngritjen e masave të kontrollit për të gjitha ngarkesat qe vijnë nga Brazili.

Sipas njoftimit të AUV-it, aty përfshihet kontroll i detajuar i secilës ngarkesë.

“Njoftimi i autoritetit shtetërorë të Brazilit përfshin dhe njeh entitetin e shtetit të Republikës se Kosovës. Në zbatim të rregullave ndërkombëtare për tregtimin e shpendëve dhe produkteve të tyre i cili garanton transparencë ndaj vendeve që importojnë produktet e tyre. Certifikimi i eksporteve është një marrëveshje dypalëshe midis vendeve dhe autoriteti Brazilian pezullon Certifikatën Ndërkombëtare të Shëndetit në mënyrë që të përmbushë garancitë dhe kërkesat për siguri të produkteve”, thuhet në njoftim.

AUV njofton se në mesin e produkteve janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë i cili tregtohen në vendet e rajon ku përfshihet edhe Kosova.

“Ne zbatim të procedurave dhe rregullave ligjore masatë e nivelit të kontrollit do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të tregtimit të produkteve ushqimore për menaxhim bazuar në situatë”, thuhet tutje.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim dhe koordinim me agjencitë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policinë e Kosovës dhe Doganat e Kosovës, në kapacitet të plotë do të ekzekutojnë masat sipas urdhrit njoftues, për parandalim të hyrjes se ngarkesave nga zonat e prekura me sëmundjen e Neëcastle”, thuhet në njoftimin e AUV-it./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Brazili suspendon eksportin e mishit të shpezëve në disa vende, mes tyre edhe Kosova

Të ngjashme