Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke pritur rezultatet e analizave për nivelin e prezencës së pesticideve mbi nivelet e lejuara në mandarinat e importuara nga Shqipëria.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi në RTK.
“Në momentin që janë ngritur dyshimet e bazuara nga mekanizmat e Bashkimit Evropian, ku për disa shtete janë ndaluar disa ngarkesa, por jo të gjitha, ne menjëherë kemi marrë masat e kontrollit. Nuk kemi ndërmarr veprime e as masë ndalese, por këto janë veprime që kërkohen konform ligjit për të vërtetuar dyshimin bazuar se a ekziston apo jo”, tha ai.
Ai ka thënë se tashmë kanë shtuar frekuencën e kontrollit, ku secila ngarkesë kontrollohet detajisht dhe për se cilën ngarkesë janë marrë mostrat pa marrë parasysh origjinën e mandarinave. “Ne dëshirojmë të mos jemi selektiv në kontrollë dhe të gjitha mostrat janë dërguar në laborator. Tani jemi duke e pritur rezultatin e tyre”, shtoi Thaqi.
Sipas tij koha kur do të dalin rezultatet e këtyre mostrave varet nga laboratori. “Ai është mekanizëm i pavarur dhe varet se çfarë metode përdorë dhe cili është kapaciteti”, tha ai.
Megjithatë, sipas Thaçit të gjitha mandarinat që janë aktualisht në treg janë të mirëkontrolluara nga inspektorët e AUV-it dhe qytetarët nuk duhet të janë të shqetësuar.
“Të gjitha ngarkesat kanë qenë të shoqëruara me komplet dokumentacionin që kërkohet sipas bazës ligjore që i nënshtrohet kontrollit kufitar dhe për këto ne nuk kemi pasur asnjë dyshim të ngritur rreth shëndetit të tyre”, përfundoi Thaçi.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...