Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndërmarrë aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në komunën e Prizrenit.
Siç thuhet në komunikatë, ky aksion u zhvillua për mbikëqyrjen të zbatimit të akteve ligjore qe rregullojnë tregtimin e mishit dhe nën produkteve nga mishi.
Në masën e përgjithshme ka ngritje të nivelit të kapaciteteve teknike dhe respektimit të praktikave higjienike në pikat shitëse tregtuese të mishit ‘’ Mishtore’’.
Në secilin rast kur inspektorët kanë hasur në: mish ose nënprodukte mishi, të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore për tregtim, ato menjëherë janë larguar nga shitja dhe janë bllokuar me proces deri në asgjësim.
“Sasia totale e produkte të ndaluara sot në aksionin e zhvilluar është 35kg suxhuk pa dekleracion, prodhuar në objekt të pa licencuar. Aksioni u realizua përmes 8 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga dy inspektorë”, thuhet në deklaratën e AUV.
Në aksion kontrolli u përfshinë 25 mishtore të komunës se Prizrenit.
Në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim të kushteve higjienike dhe mbajteje te evidencave brenda afateve kohore ligjore.
Po ashtu, AUV bën të ditur se do të vazhdojë me aksione ne gjithë Kosovën për largimin nga tregu të produkteve, të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim.
Ata thonë se do të vendoset rregull për të gjithë tregtimin e mishit në vend.
“Kushdo qe nuk i plotëson kushtet ligjore, produktet do t’i konfiskohen, mishtoret do të mbyllen dhe do të iniciohet procedura në gjykatë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...