Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte thënë se Presidenti, Kryeministri dhe deputetët ose duhet t’ua japin përgjegjësinë komunave në lidhje me zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, ose të shpallin gjendje emergjente për të trajtuar situatën.
Këtë reagim, Ahmeti e bëri pasi u raportua se qentë endacakë kanë sulmuar një grua shtatzënë në Prishtinë.
I pari i Prishtinës, kishte bërë akuza edhe ndaj Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke thënë se ata i kanë marrë buxhet 1.3 milion euro për të zgjidhur këtë çështje.
Ndaj këtij pretendimi kanë reaguar zyrtarët e AUV-it në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.
Sadik Heta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se nuk është koha e akuzave por sipas tij duhet një bashkëpunim e AUV me komunat e Kosovës.
“Baza ligjore e komunave i obligon ato ta trajtojnë problemin e qenve endacak dhe atyre me pronarë. Deri më tani shumë pak komuna e kanë bërë këtë gjë”, tha Heta përcjell Telegrafi.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në AUV, Sadik Heta thotë se Komuna e Prishtinës prej disa vitesh po merret me çështjen e qenve endacak.
“Sa për informacion Komuna e Prishtinës për herë të dytë po nxjerr projekt për trajtimin e qenve endacak. Është viti i shtatë apo i tetë që merret më këtë fotografi dhe pse nuk kanë mundur ta zgjidhin këtë problem mbetet për t’u diskutuar.
Heta thotë se AUV u ka dhënë komunave të gjithë mbështetjen logjistike që të merren me problematikën e qenve endacak.
“Deri më tani nuk kam parë ndonjë gatishmëri të komunave për t’u ballafaquar me këtë problematikë. Për këtë arsye qeveria na kishte obliguar neve që në mënyrë emergjente të merremi me këtë problematikë në vitin 2018 por që në vitet pasuese vet komunat ta zgjidhin këtë problem”, deklaroi ndër të tjera Sadik Heta.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030