Kapacitetet në menaxhimin e cilësisë së ushqimit dhe veterinarisë janë rritur dhe tani ka inspektor të mjaftueshme ta menaxhojmë mbikëqyrjen e nxjerrjes së masave nga qeveria, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Zëdhënësi Thaçi theksoi se pandemia ka qenë një sfidë shumë e madhe për AUV-in, sepse ka qenë i vetmi autoritet që ka pasur mandat ligjor apo mundësi ligjore për shqiptimin e masave ndëshkimore ndaj secilit shkelës të vendimeve.
“Që nga dita e parë e përhapjes së pandemisë në botë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka qenë e kyçur në marrjen e veprimeve konform mandatit ligjor që ka.
Kemi filluar me disa ndalesa në produkte ushqimore derisa nuk është ditur saktë përhapja e pandemisë. Pastaj ne jemi përgatitur për mbikëqyrjen e masave pas vendimeve që ka nxjerrë qeveria përmes inspektoratit sanitar.
Deri në nxjerrje të ligjit të ri anti-Covid, AUV përmes inspektoratit sanitarë ka qenë i vetmi autoritet që ka pasur mandate ligjor apo mundësi ligjore për shqiptimin e masave ndëshkimore ndaj secilit shkelës të vendimeve dhe ne kemi punuar me të gjithë mekanizmat tjerë shtetëror siç janë inspektoratet qendrore të cilat kanë asistuar inspektoratin tonë në kohën kur ne kemi pasur numër të kufizuar.
Ka qenë një sfidë shumë e madhe për neve si autoritet duke ditur që kemi pasur një numër të kufizuar të zyrtarëve përgjegjës të cilat kanë pasur të merren me pandeminë. Kemi hartuar plane të atilla që ne të jemi kudo që është e nevojshme.
Pastaj me ardhjen e qeverisë së tanishme është parë e nevojshme të rrisim kapacitet në inspektor dhe janë në teren nga dita e parë e tyre e punës, dhe tani kemi kapacitete të mjaftueshme ta menaxhojmë mbikëqyrjen e nxjerrjes së masave nga qeveria”, shtoi Thaçi.
Ai ka folur edhe situatën me qentë endacak. Sipas tij, secila komunë në territorin e vet duhet të kryejë shërbime për uljen e numrit të qeneve endacak duke parë që komunat nuk kanë shprehur gatishmërinë për trajtimin e kësaj problematike.
Thaçi shtoi se këtë vit kanë bërë një ndarje të buxhetit prej 700 mijë euro që do ti trajtojnë qentë duke vazhduar deri në muaji maj të vitit 2021, ku përfshihen kastrimi, serilizimi, vaksinimi kundër sëmundjeve të ndryshme infektive.“Në bazë të ligjit të veterinarisë mandatet për kryerjen e detyrave në teren është e komunave.
Secila komunë në territorin e vet duhet të kryejë shërbime për uljen e numrit të qenve endacak duke parë që komunat nuk kanë shprehur gatishmërinë ndërsa qentë endacak nuk e njohin territorin komunal dhe ata lëvizin në vazhdimësi si pjesë emergjente për trajtimin e kësaj problematike.
Ne nga kryeministri Hoti kemi marrë detyrën për zhvillimin e projektit për trajtimin e qenve endacak.
Ne kemi paraqitur kërkesa të vazhdueshme që komunat të vazhdojnë me projektet e tyre. Dhe ne jemi detyruar që edhe këtë vit të ndajmë buxhetet nga projekte të tjera dhe kemi bërë një ndarje prej 700 mijë euro që do ti trajtojnë qentë duke vazhduar deri në muaji maj të vitit 2021 dhe gjatë kësaj periudhe kemi trajtuar një numër të konsiderueshëm të qenve.
Në këtë trajtim përfshihet kastrimi, serilizimi, vaksinimi kundër sëmundjeve të ndryshme infektive dhe në projekt përfshihet zënia e tyre mbajtja e kafshës.
Në vitin e ardhshëm dhe vitet e tjera do të shohin që ne kemi ndikuar në uljen e numrit të tyre sepse përmes trajtimit është penguar shumimi te kafshët dhe besoj se shumë shpejt do të ulet numri i qenve endacak”, shtoi ai.
Mes tjerash, ai tha se në bazë të rregullave ligjore që janë të aplikuara në Kosovë është e paraparë edhe qendrat e strehimit të përkohshëm për qentë endacak , gjë të cilën duhet ta bëjë komuna e Prishtinës.
Sipas tij, secili qen i cili është përfshirë në projektet e menaxhimit nga AUV-i ka pasur kontrolle veterinare dhe shëndetësore, duke përfshirë edhe vaksinimin e qenve.
Megjithatë Thaçi potencoi se për qentë që ka pasur dyshime për sëmundje infektive në bazë të kontratës janë eliminuar.
“Në bazë të rregullave ligjore që janë të aplikuara në Kosovë është e paraparë edhe qendrat e strehimit të përkohshëm sepse nuk ka qendra të strehimit të përhershëm.
Dhe është rregullorja ku secila komunë duhet ti plotësojë kushtet fizike teknike të secilës strehimore që garantojnë kushte të mira jetese për qentë që do të jenë banorë të këtyre strehimoreve. Komuna mund të bëjë strehimore për qentë që janë në territorin e saj dhe mund të zhvillohet shumë lehtë kjo politike.
Kjo nuk do të thotë se po e hedhim fajin nga njëri autoritet në tjetrin por është diçka që e ka përcaktuar ligji. Punët që i ka kryer AUV-i janë punë që janë lavdëruar nga të gjitha organizatat joqeveritare për të drejtat e kafshëve në Kosovë.
Ka qenë një problematik që na ka prekur të gjithëve. Secili qen i cili është përfshirë në projektet e menaxhimit dhe kontrolles nga AUV-i ka pasur kontrolle veterinare dhe kontrolle shëndetësore nga veterinaria.
Qenë që kanë qenë mirë sa i përket shëndetit janë vaksinuar, ndërsa qentë që janë treguar me gjendje jo të mirë shëndetësore apo ka pasur dyshime për sëmundje infektive në bazë të kontratës është dashur që të eliminohen”.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...