Inspektorati veterinar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë kontrollit në pikën kufitare “Porti i Durrësit” ka hasur në ngarkesë me mish gjedhi të shkrirë me origjinë nga Brazili.
Në njoftimin e AUV-it thuhet se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produktit dhe inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit, përcjell Arbresh.info.
“Sipas certifikatës se ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës se produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë. Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues, dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit. Ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mos funksionimit të duhur të pajisjes ftohëse”, thuhet në njoftim.
“Ngarkesa është me origjinë nga shteti i Brazilit, produkt mish gjedhi i ngrirë në sasi prej 26 022 kg bruto. E transportuar me anie, produkti i vendosur në kontejner ftohës, i dedikuar për transport të mallrave ushqimore. Vigjilenca dhe profesionalizmi i inspektorit në rast, ka bërë qe ngarkesa të detektohet shpejt, në të njëjtën kohë masa, veprimi është në përputhje me procedurën dhe ligjet në fuqi. Gjatë gjithë kohës AUV në bashkëpunim me Doganat dhe Policinë e Kosovës, punojnë qe secila ngarkesë, qe ka për destinacion tregun e vendit tonë, paraprakisht të marrë të gjitha vlerësimet profesionale të bazuara në ligje. Të cilat garantojnë se produktet e destinuara për konsum janë të sigurta”, njofton tutje AUV-i.
“Pa marrë parasysh stinën, vendin e hyrjes se ngarkesave. Të gjitha kontrollohen me përkushtim maksimal. Gjithmonë duke përmbushur të detyrat në ruajtje të shëndetit publik. Ngarkesa është e bllokuar-bllombuar dhe nën mbikëqyrje të autoriteteve kufitare të Kosovës. E cila do të kthehet në vendin e origjinës ose sipas procedurës, nëse pala parashtron kërkesë për asgjësim, asgjësimi kryhet nën mbikëqyrje”, thuhet mes tjerash në njoftim./Arbresh.info
Osmani: Drafti i Asociacionit t’i lihet ShBA-së, jo Lajçakut...
“Dialogu me Serbinë ishte i pabalancuar dhe i padrejtë për K...
Rusia lëshon një raketë balistike ndërkontinentale në Ukra...
Ukraina thotë se Rusia ka lëshuar një raketë balistike ndërk...
Osmani: Në Serbi po ndodh spastrimi etnik i shqiptarëve, ndë...
Osmani flet për shqetësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Ve...