Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në konferencën për media për prezantimin e 100 ditëshit të punës së Ministrisë së Infrastrukturës, ka thënë se projektet infrastrukturore që janë prezantuar në ShBA më 4 shtator janë ndër projektet më strategjike që kanë marrë mbështetjen nga Shtëpia e Bardhë dhe po mbështete nga Brukseli.
Ministri Abrashi për projektet e Shtëpisë së Bardhë, tha se ka lëvizje pozitive dhe hapa konkret për realizim.
“Jemi para një marrëveshje financiare dhe presim që autostrada Besi-Merdare të nis në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha Abrashi.
Derisa foli edhe për rëndësinë e këtyre projekteve.
“Kosova është në vëmendjen e ShBA-ve dhe Brukselit edhe për investime në infrastrukturë. Projekti për autostradën Trudë- Merdare ka një kosto 250 milionë euro, hekurudha nga Prishtina në Merdare po ashtu është një projekt tjetër. Ndërsa, është një projekt shumë i madh që ka të bëjë me hekurudhën nga Prishtina në detin Adriatik. Projekte këto që do të jenë nyje e integrimit për lëvizje të lirë qytetarëve dhe mallrave. Gjatë javës ardhshme, të dielën ose të hënën zyrtarë të DFC do të jenë në Prishtinë për këto projekte”, tha Abrashi.
Ndërsa, për projekte të tjera infrastrukturore që janë zvarritë në vazhdimësi, ministri Abrashi tha se për rrugën Podujevë – Prishtinë është kërkuar që të ndërtohet me intensitet më të lartë, pasi si projekt kjo rrugë ka mbetur mbrapa për zgjerim dhe ndërtim.
“Rruga e Podujevës është bërë e rrezikshme për aksidente, prandaj ky projekt do të mbetet në prioritet për vitin e ardhshëm për ndarjen e buxhetit për kontraktimin e lloteve të reja për zgjerim”, tha ai.
Po ashtu, ai përmendi edhe rrugën Drenas-Skenderaj që ende nuk ka përfunduar.
Ministri Abrashi në këtë konferencë për media ka përmendur edhe projekte të tjera që janë në prioritet për ndërtim dhe realizim.
Ndërsa, Abrashi pret që për vitin e ardhshëm të shkurtohet buxheti për këtë Ministri për shkak të pandemisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...