Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sot ka filluar zyrtarisht procedurën hetimore ndaj ndërmarrjeve KEDS dhe KESCO, të cilat operojnë në tregun e energjisë elektrike.
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, në një konferencë për medie, bëri të ditur se këto dy ndërmarrje kanë shkelur nenet 4 dhe 11 të ligjit për mbrojtjen e Konkurrencës, raporton arbresh.info
Sipas tij, këto ndërmarrje kanë bërë marrëveshje të ndaluar dhe kanë abuzuar me pozitën dominuese.
“Dyshimet e Autoritetit të Konkurrencës janë se këto ndërmarrje kanë shkelur nenet 4 dhe 11 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Dyshohet se këto ndërmarrje kanë bërë marrëveshje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar dhe kanë abuzuar me pozitën dominuese. Po ashtu se një prej pikave të hetimeve janë edhe dyshimet për kushtëzime që u janë bërë investitorëve të rinj me rastin e kyçeve në rrjetin e KEDS-it” ka thënë Presteshi.
Sipas tij, autoriteti i konkurrencës ka vërejtur se KEDS dhe KESKO kanë arritur marrëveshje të ndaluara kanë shfrytëzuar objektin e njëjtë, ekspertë të njëjtë dhe kontabilitet nga e njëjta zyre dhe duke shkëmbyer informacione. Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar nga to dokumente me një afate prej 30 ditësh.
Periudha hetimore, sipas tij do të jetë kthimi mbrapa që nga viti 2016 deri në 04.12.2020.
Kujtojmë se, KEDS-i është operatori i vetëm i shpërndarjes së energjisë elektrike.
Kurse, KESCO është furnizues që ka licencë për furnizim me energji elektrike./arbresh.info/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë