Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës (AKK) Valon Prestreshi, ka njoftuar se ditëve në vijim do të intensifikohen hetimet lidhur me ngritjen e çmimit të vajit.
Kështu bëri të ditur Prestreshi përmes një shkrimi në Facebook, në të cilën njoftoi se ka komunikuar edhe me kryetaren e AK-së në Shqipëri, pasi që edhe atje vërehet një tendencë për ngritjen e çmimit të vajit.
“Dje kam komunikuar me homologen time të mëmëdheut me temën “ngritja e çmimit të vajit” në Kosovë dhe Shqipëri, në cifra shqetësuese. Vërehet një ngritje e çmimit të vajit edhe në Shqipëri. Si dy institucione si motra edhe me tutje do t’i intesifikojmë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie për të arritur me një konkluzion të fort dhe të qendrueshem”, ka thënë Prestreshi.
Ditëve të fundit, shumë qytetarë janë ankuar se janë ngritur çmimet e disa produketeve ushqimore. Sipas tyre, çmimi i vajit nga 0.89 centë sa ka qenë, tash është rritur në 1 euro e 30 centë.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag