Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq, në llogarinë e saj në Twitter ka njoftuar se policia e Serbisë, më 24 qershor, nuk e ka lejuar të largohet nga vendi, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar këto pretendime.
MPB-ja e Serbisë, në një deklaratë për mediat ka thënë se ka vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë së Tretë Themelore Publike.
“Në rastin e ardhjes së Rada Trajkoviqit në aeroportin e Beogradit, policët kanë vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë së Tretë Themelore Publike. Andaj, trajtimi i zonjës Trajkoviq ka qenë me qëllim të dorëzimit të ftesës së prokurorisë kompetente dhe nuk janë të vërteta pretendimet se asaj i është ndaluar të largohet nga vendi”, thonë nga MPB-ja e Serbisë.
Rada Trajkoviq paraprakisht kishte se ishte dashur të udhëtonte për në Podgoricë, por policia, siç thotë ajo, e mbajti në ambientet e policisë për tre orë dhe më pas, ia dorëzuan fletëthirrjen në gjykatë dhe e liruan të shkojë në shtëpi.
Ajo tha se gjatë asaj periudhe “policia nuk i ka shpjeguar pse nuk mund të vazhdonin udhëtimin dhe se ajo duhet të paraqitet në Gjykatën e Tretë Themelore në Beograd më 27 qershor”.
“Në fletëthirrjen nuk thuhet, as policia nuk më ka thënë se për çfarë bëhej fjalë, as për çfarë krimi bëhej fjalë, as për çfarë thirrjeje, nëse isha dëshmitare apo e akuzuar. Asgjë”, tha Trajkoviq për Radion Evropa e Lirë.
Siç ka shpjeguar ajo, gjatë ndalimit ka qenë “në ambientet e policisë në aeroport, që ngjate në bodrum”.
“Policia është rreth meje dhe po më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi. Mua, një mjeke dhe një profesoreshë”, ka shkruar më parë Trajkoviq në Twitter.
Rada Trajkoviq është një politikane serbe nga Kosova. Ajo ishte deputete e koalicionit “Kthimi” në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e parë të pasluftës, nga viti 2001 deri në vitin 2004. REL
Izlazak iz zemlje mi nije dopusten, u pravom sovjetskom stilu. Razlog: pozvana sam u ponedeljak pred Treći osnovni sud da dam izjavu u nekom procesu. Protivzakonito mi nije data nikakva informacija o čemu se u ovom misterioznom procesu radi. Maltretiranje se nastavlja… https://t.co/7tSBN3HOkJ pic.twitter.com/V898bPjD3c
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) June 24, 2022
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...