Që nga mbrëmja e së shtunës kur u aksidentuan dy policët e rajonit të Kaçanikut, Armend Trena e Malësor Dashi, autoritetet nuk kanë kërkuar asnjëherë ndihmën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, drejtori i këtij Instituti, Arsim Gërxhaliu.
Ky i fundit ka bërë me dije se me të kuptuar ngjarjen, ka marrë masa në Institut dhe ka dyfishuar numrin e kujdestarëve vetëm për të qenë në gjendje gatishmërie.
Që nga pardje e kam dyfishuar numrin e kujdestarëve pikërisht për këtë çështje, që në qoftëse na thërrasin të jemi në gjendje gatishmërie që në çdo kohë të nisemi për në rrugën e Kaçanikut. Por, nuk na ka thirrë askush ende për asnjë pjesë dhe për asgjë tjetër”, ka thënë Gërxhaliu.
Kujtojmë se nga aksidenti i ndodhur në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, është nxjerrë vetëm vetura që supozohet të kenë qenë duke udhëtuar Trena e Dashi. Vetura është gjetur në lumin Lepenc.
Në kërkim të fatit të policëve janë njësitet policore, FSK-ja, zjarrfikësit, ndërsa dje kanë ndihmuar në kërkim edhe KFOR-i. Në vendin e ngjarjes kanë dalë për të ndihmuar edhe disa qytetarë.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?