Në në pikë kalimin kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarë policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganor gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, kanë gjetur një armë e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh.
“Më datën 20.12.2023 në ora 09:05 në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarë policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganor gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë gjetur një armë (revole me gas), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh’, thuhet në njoftim.
Arma e gjetur është sekuestruar, me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. /Arbresh.info
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...