Të gjithë shtetasit e Kosovës nga incidenti i autobusit afër kufirit Kroaci-Serbi janë shëndosh e mirë, pritet të nisen shpejt për në Kosovë, thonë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme thotë se është njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, se një autobus i linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova, kishte marrë flakë në rrugë e sipër dhe përderisa ndodhej rreth 30 km në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi (në pjesën kroate).
“Ministria e Punëve të Jashtme nga informacionet e pranuara nga kontaktet me autoritetet policore atje, konfirmon se nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre. Ministria e Jashtme është njoftuar, gjithashtu se për momentin, të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurt, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Për këtë çështje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me kompaninë përgjegjëse transportuese.
“Autoritetet kroate tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ndërkohë rreth kësaj çështjeje tashmë kanë reaguar edhe Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike të Kosovës.Në njoftimin e ministrisë thuhet se ekipi i ministrisë është në kontakt dhe në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së bashkatdhetarëve.
“Me keqardhje dëgjuam lajmin për aksidentin, nga i cili është përfshirë në flakë autobusi i një kompanie turistike që ka bërë transportin e 29 pjesëtarëve të diasporës nga Gjermania për në Kosovë. Nga informatat e para që kemi marrë, ky aksident ka përfunduar pa fatalitete, që është një lajm i mirë. Ekipi im në Ministri është në kontakt dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe do të reagojmë nëse paraqitet nevoja”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Udhëtarët gjenden për momentin në Kryqin e Kuq në Kroaci.
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...