Autoritetet kosovare dhe maqedone bashkëpunojnë në hetimin e aksidenteve në aviacionin civil

11:55 | 4 Gusht 2021
arbresh.info

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës (KHAIA) ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Autoritetin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast solemnisht të dy autoritetet kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili ka për qëllim bashkëpunimin midis organeve hetimore kosovare dhe maqedone në hetimin e aksidenteve në aviacionin civil, organizimin e trajnimeve të përbashkëta të hetuesve, shkëmbimin e praktikave të mira, informacionit, ekspertëve dhe pajisjeve në fushën e hetimeve të sigurisë në aksidentet ajrore, si dhe pjesëmarrjen dhe shkëmbimin e ekipeve hetimore në rast të një Aksidenti me përmasa katastrofike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënshkruesit nënvizuan se përfundimi i një marrëveshjeje të tillë konfirmon marrëdhëniet e mira të deritanishme në mes të dy vendeve tona në fushën e Hetimit të Aksidenteve Aeronautike, dhe krijimin e një kuadri të përbashkët për bashkëpunim profesional në të ardhmen në mes të dy Autoriteteve hetimore, të cilat kanë për synim efikasitetin më të madh, profesionalizmin, të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë së Aviacionit Civil në vendet tona.

Memorandumin e Bashkëpunimit në emër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës e nënshkroi Mirsim Beqiri, kryesues i KHAIA-së, ndërsa në emër të Komitetit të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Maqedonisë nga Zoran Ilevski-Kryesues i KISIV./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme