Gjatë ditës së sotme, Bordi i Drejtorëve të Ujësjellësit të Prishtinës, bashkë me kryeshefin ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe sekretarin e kompanisë Salih Gjonbalaj ishin për vizitë te liqeni i Badocit.
Vizita e tyre sot, kishte të bënte me njohjen më për së afërmi të rënies së nivelit të ujit në këtë liqe, prej mbi 10 metra nga kuota maksimale dhe mundësitë më të mira për menaxhimin e situatës nëse situata aktuale përcillet edhe më tej me thatësira mbi vendin tonë.
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Betim Berisha, duke ritheksuar rëndësinë dhe vlerat e pamohueshme të liqenit të Badocit, për një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve në zonën shërbyese operative tha se, uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale dhe që të gjithë ne jemi përdorues të ujit të pijshëm andaj, në të njejtën kohë jemi edhe përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore dhe se këto akumulacione varen direkt nga reshjet atmosferike.
Në të njëjtën kohë, ata apeluan edhe te institucionet, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë që, të kenë kujdes në mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij resursi ujorë jetik, për qytetarët tanë.
Liqeni i Badocit është një liqe akumulues sipërfaqësorë nga i cili, furnizohen me ujë të pijshëm 30% e konsumatorëve në zonën operative, Graçanica, Çagllavica, Hajvalia, Veterniku, Miradia e Epërme, një pjesë e Prishtinës si: Mati 1, Bregu i Diellit, Kolovica, Sofalia, Toukbashqe dhe Zllatari.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...