Informacionet se gylenistët mund të jenë në Kosovë, respektivisht në Aeroportin e Prishtinës apo në Ambasadën e Turqisë, janë hedhur krejtësisht poshtë.
Burime të sigurta të “Indeksonline”, të afërta me institucionet e sigurisë, kanë konfirmuar se janë shikuar të gjitha xhirimet e depërtimit të gylenistëve për në Turqi.
Andaj, raportimet se ata mund të jenë të strehuar diku në vendin tonë po dalin të jenë të pavërteta. “Institucionet e shtetit tashmë i posedojnë video-incizimet në aeroport të cilat janë duke i hetuar”, thotë ky burim.
Ndryshe, ishte avokati i gjashtë gylenistëve të arrestuar, Leutrim Syla dhe familjarët e të arrestuarve të cilët iu drejtuan sot Qeverisë së Kosovës për këtë çështje.
“Në takim me Zyrën e Kryeministri na thanë që janë të depërtuar, ndërsa ne kërkuam fakte për këtë qoftë ato vetëm edhe kamerat e aeroportit që ata janë duke hipur në aeroplan”, thuhet në kërkesën e tyre.
Vlen të theksohet se EULEX-i gjatë ditës së sotme bëri një kontroll në Aeroport ku nuk u gjeti asnjë person që ka të bëjë më rastin.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...