Autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit është planifikuar të kryhet sot.
Edhe pse ishte raportuar se Instituti i Mjekësisë Ligjore do të prisnin disa raporte nga Serbia, komisioni i IML-së ka vendosur të përfundojë autopsinë sot, pas kërkesave të familjarëve dhe prokurorit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar mjeku ligjor në IML, Arsim Gërxhaliu, i cili do të kryejë autopsinë e Faton Hajrizit.
Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të së premtes, nëna dhe vëllai i Faton Hajrizit, kanë dalë në pikëkalimin kufitar në Merdare për të pritur kthimin e trupit në prani edhe të prokurorit të shtetit.
Trupi i tij mbërriti në territorin e Kosovës rreth orës 02:00./Arbresh.info
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...