Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka nënshkruan udhëzimin administrativ për shënimin e automjeteve me destinim të veçantë, ku përcaktohen kushtet, forma, ngjyra, madhësia, përmbajtja, mënyra e vendosjes së shenjës dalluese në automjetet e kategorisë A, A1, A2 dhe B, B1, si dhe tabela e cila vendoset në automjetet që bëjnë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve.
Dispozitat e këtij udhëzimi administrativ zbatohen për shoferin, i cili e merr patentë shoferin për herë të parë në kategorinë A dhe B dhe që kanë kohën provuese prej dy vjetësh, si dhe shoferin që drejton automjetin, i cili bënë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve.
Sipas komunikatës së Ministrisë së Infrastrukturës, shoferi fillestar dhe shoferi i ri duhet që ta vendosin shenjën dalluese – tiketën ngjitëse në automjet, siç është përcaktuar në shtojcën I të këtij Udhëzimi Administrativ.
“Tiketa ngjitëse duhet të ngjitet në këndin e sipërm të xhamit ballorë dhe në anën e përparme të xhamit në pjesën e brendshme të automjetit, në anën e bashkudhëtarit (ana e dajthtë) në automjetin e kategorisë B1 dhe B, ndërsa te automjetet e kategorisë A, A1, A2 duhet të vendoset mbi ose nën targa të regjistrimit. Mjetet të cilat bëjnë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve duhet të jenë të shënuara me shenjë të veçantë, siç është përcaktuar në shtojcën II të këtij Udhëzimi Administrativ”, thuhet në komunikatë./
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...