Rritja enorme e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë, po i shkakton dëme të mëdha buxhetit të shtetit, por edhe kompanive të sigurimeve që operojnë në tregun kosovar.
Ky ishte konkludim i përbashkët i pjesëmarrëseve në tryezën e organizuar nga Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, në të cilën morën pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Izmi Zeka, zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi, znj. Ramize Ramadani – u.d. Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga Banka Qendrore e Kosovës, Sebahate Muharremi – Drejtore e Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve – ARC, Feriz Lahu nga Policia e Kosovës, Blerim Pushkolli – drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Besarb Blakaj – Kryetar i Bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku – Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, si dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve, por edhe zyrtarë nga Shoqëria Civile.
Të dhënat e prezantuara rreth numrit të automjeteve të paregjistruara në raport me vitin paraprak, kanë shqetësuar tej mase pjesëmarrësit në këtë tryezë.
Në raport me vitin paraprak, sivjet janë 109 mijë vetura më pak të regjistruara.
Po ashtu, gjatë tryezës u prezantuan edhe të dhëna të sakta rreth humbjeve të mëdha që po i shkaktojnë buxhetit të shtetit, por edhe Industrisë së Sigurimeve mosregjistrimi dhe mossigurimi i automjeteve nga qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sipas statistikave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2017 Policia ka shqiptuar mbi 12 mijë tiketa për automjetet që janë hasur në rrugë pa qenë të regjistruara.
Po ashtu, të njëjtat automjete kanë shkaktuar mbi 4000 aksidente, ku dhe numri i të vdekurve që janë evidentuar nga aksidentet që kanë shkaktuar këto vetura është mbi 100 persona.
Gjatë tryezës të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar që në ditët në vijim të gjitha palët që janë të përfshira në këtë proces do ta nënshkruajë një dokument të përbashkët sipas të cilit të gjitha palët e përfshira në këtë proces do të marrin përgjegjësitë e tyre për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve konkrete për uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara e të pasiguruara në komunikacion rrugor.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...