Autobusi nga Kosova sulmohet me gurë në Serbi

Një autobus nga Kosova është sulmuar me gurë në Serbi. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:05 në rrugën Nish- Leskovc. Autobusi po udhëtonte në linjën Prishtinë-Zurich. Nga kompania ” Turist Kosova e Re” për arbreshinfo thonë se nuk ka persona të lënduar nga ky rast.