Një autobus raportohet se ka goditur një turmë njerëzish në qytetin haitian të Gonaives, duke vrarë të paktën 34 njerëz dhe duke plagosur 15 të tjerë, sipas njoftimeve të para.
Incidenti ndodhi rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit Port-au-Prince, në orët e para të mëngjesit të së dielës, raporton AFP.
Automjeti fillimisht ka goditur dy këmbësorë para se të godiste një grup më të madh të njerëzve, sipas policisë lokale.
“Autobusi së pari ka goditur dy këmbësorë, duke lënë një të vdekur dhe një të plagosur, tha ” Maria Alta Jean Baptiste, udhëheqëse e Policisë Civile.
“Ai më pas ka tentuar të ikë,” shtoi ajo, ‘por u përplas me një grup muzikantësh të cilët po udhëtonin në këmbë’, shpjegoi tutje.
Shërbimet emergjente kanë transferuar të plagosurit në një spital lokal në Gonaives, ndërsa policia është duke marrë në pyetje dëshmitarët.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua