Linjat e autobusëve nga Kosova që kalojnë nëpër Serbi, drejtë vendeve të BE-së, po qarkullojnë lirshëm.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku, për arbresh.info, duke shtuar se këto linja nuk kanë raportuar për ndonjë pengesë që ka mundur t’ju shkaktohet në territorin e Serbisë.
Vetë pronarë të agjencioneve thonë se nuk kanë patur probleme me Serbinë për këtë çështje. Përfaqësues të agjencionit Barileva që ka linja të rregullta drejtë vendeve të BE-së, kanë thënë se nuk kanë pasur ndonjë problem të tillë, ashtu siç u raportua në medie një ditë më parë.
Edhe Policia e Kosovës e kontaktuar nga arbresh.info nuk jep informacion për probleme të agjencive turistike në territorin e Serbisë, konkretisht të linjave që kalojnë tranzit drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova gjatë sezoneve verore dhe dimërore shfrytëzojnë këto linja për të ardhur në vendet e tyre për pushime./arbresh.info/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...