Disa mbështetës të kandidatit për deputet, Isa Xhemajlaj kanë marrë iniciativë që të organizojnë udhëtim falas nga Gjermania për në Kosovë për tu dhënë mbështetje me 11 qershor.
Ja letra e cila ka arritur në Degën e Nisma për Kosovën në Drenas;
Të dashur anëtarë dhe përkrahës të NISMA për Kosovën Dega në Drenas si dhe te nderuar përkrahës dhe mbështetës të z. Isa Xhemajlaj , sapo na arriti përkrahje edhe nga bashkatdhetarët tanë nga Gjermania në mbështetje dhe përkrahje të plotë të Kandidateve tanë për deputet Isa Xhemajlaj dhe Mialim Zekaj. Bashkatdhetari ynë Islam Muliqi me vendqëndrim në Gjermani na ka dërguar letër në formë elektronike duke konfirmuar mbështetjen si në vijim: “Për nder dhe respekt të dy burrave të Abris sime të Drenicës tonë me datë 07 qershor organizojmë për bashkatdhetarët tan autobus nga gjermania për në Kosovë me qellim qe ti përkrahim dhe tua japim votat këtyre trimave të fjalës e besës.
Isa Xhemajlaj shoku im i shkollës nxënësi shembullor në ditar dhe shembullor në sjellje gjatë kohës më të vështirë, kur ne morëm rrugën e mërgimit Isa Xhemajlaj mori ditarin në dorë dhe pa asnjë cent punoj me gjenerata të arta dhe lufta e gjeti duke kryer punën e drejtorit të shkollës sonë, ku e la punën dhe mori armët të luftoj kundër armikut pa kursyer jetën e tij. Mbas lufte gjenerali jonë s’ju nda kurrë luftëtarëve duke e ndarë kafshatën e gojës me ta respekt Isa Xhemajli dhe Milaim Zekajn i cili ishte ndjekur dhe i burgosur por gjithmonë burrë me virtyte të larta njeri i fjalës dhe i besës la jetën e tij ne Suedi dhe iu kthye vendit te tij Abris sonë Drenicës sonë – Kosovës duke fol të vërtetën kudo Te interesuarit te lajmërohen sa me shpejt ata që ja donë të mirën Kosovës të shkojmë se bashku ti përkrahim këta burra me votën tonë.
Respekt,
Islam Muliqi
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?