Auto-shkollat kundërshtojnë vendimin për poligon (VIDEO)

23:29 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Që nga 1 shtatori, Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim që për testin e patentës së shoferit, kandidati duhet të ketë sprovë edhe poligonin. Një gjë të tillë po e bojkotojnë auto-shkollat.

Marrja e patentës së shoferit me poligon ishte në funksion në ish-njësitë jugosllave, por për kryetarin e Federatës të Auto Shkollave, Xhemshit Cakolli, kjo është e panevojshme dhe jo e dobishme për kandidatët.

Ligji për Patentë Shoferi, në nenin 5 për kushtet bazë për licencim të auto-shkollës, thotë:

1.6. të jetë e pajisur me hapësira pune si më poshtë:

1.6.1. zyrë administrative;

1.6.2. klasë mësimore;

1.6.3. poligon.

Auto-shkollat thonë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë në vazhdimësi një ligj dhe vendim të tillë.

Kujtojmë se ligji i poligonit ishte praktikuar para 15 viteve në Kosovë. /Tribuna Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme