Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës i ka dërguar një telegram urimi presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Në letër, Va nder Bellen ka shprehur po ashtu edhe mbështetjen e Austrisë për Kosovën drejt integrimit evropian, përcjell Arbresh.info.
Mes tjerash, presidenti ka thënë se shpreson që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“E nderuara zonja Presidente, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Kosovës, kam kënaqësi të madhe t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta”, thuhet në urim.
Sipas tij, Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.
“Duke pasur parasysh shkëmbimet politike, ekonomike, shkencore dhe kulturore, nuk është çudi që ne shohim sot praninë e një diaspore të gjallë nga vendi juaj në Austri. Austria dhe Kosova ndajnë të njëjtat vlera europiane dhe janë të një mendjeje në një mori çështjesh. Në rrethanat aktuale gjeopolitike, veçanërisht në sfondin e një lufte të tmerrshme agresioni të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës, ne qëndrojmë së bashku si një familje europiane. Duke qenë se konflikti ka pasoja të rënda edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është në interesin tonë të përbashkët të bashkëpunojmë ngushtë për ta rritur stabilitetin”, thuhet në letrën e presidentit austriak.
“Më lejoni t’ju siguroj se Austria do të vazhdojë t’ju mbështesë në rrugën tuaj drejt integrimit europian. Në këtë kontekst, ne shpresojmë që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe funksionale që çon në normalizimin e marrëdhënieve tuaja me fqinjin tuaj”, tha Van der Bellen.
Ai uroi të ardhme të begatë për popullin e Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Këta janë liderët botëror që uruan presidenten Osmani për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...