Austria pritet t’i dërgojë 190 ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë

16:41 | 5 Prill 2024
E.K

Ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Claudia Tanner, ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji në misionin e KFOR-it do të dërgohet kontingjenti i 50-të i ushtarëve austriak, në kuadër të të cilit do të shërbejnë 190 ushtarë.

Tanerova ka theksuar se vendi i saj është i përkushtuar për pjesëmarrje aktive në tejkalimin e krizave dhe sigurimin e paqes përmes operacioneve ndërkombëtare të paqes, në mënyrë që të përballet me sfidat e reja të shekullit të 21-të.

Ajo ka thënë se zgjidhja e problemeve aktuale të sigurisë kërkon bashkëpunim të ngushtë në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

“Përveç përgjegjësisë së saj parësore për mbrojtjen ushtarake kombëtare, pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare është një prioritet i lartë për forcat e armatosura austriake. Ushtarët austriakë kanë dëshmuar gjithmonë se janë partnerë të besueshëm në Kosovë dhe jam e kënaqur që ky kurs vazhdon me rotacionin e kontingjentin e 50-të”, ka deklaruar ajo, raporton Militar Aktuell.

Austria merr pjesë në këtë mision që nga viti 1999.

Komandanti i kontigjentit të ri do të jetë koloneli i Shtabit të Përgjithshëm, Bernhard Gruber, i cili do të drejtojë rreth 190 ushtarë.

Që nga 2 korriku 1999, Forcat e Armatosura të Austrisë janë aktive në Kosovë.

Ministria austriake e Mbrojtjes ka thënë se Forcat e Armatosura të Austrisë kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbështesin organizatat ndërkombëtare dhe ndihmojnë në rindërtimin e rajonit.

Të ngjashme