Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, respektivisht Njësia e Brigadës së Zjarrëfikësve në këtë komune, dje ka pranuar një donacion nga Bashkia Hollersbach në Landin e Salzburgut të Austrisë.
Kontigjentin e helmeteva që kanë ardhur nga Austria, Njësisë së Zjarrëfikësve të Gjilanit ua dorëzoi Drejtoresha e Institutit “Prime Education” në Prishtinë, znj. Vjollca Blakaj e cila gjatë vizitave zyrtare që ka pasur në Austria përveç temave për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ajo i ka diskutara edhe mundësitë se si Bashkitë e Austrisë do mund të ndihmonin Komunat e Kosovës.
“Pas bisedave që kemi pasur me shumë institucione në Austri, disa prej Bashkive kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që në mënyra të ndryshme të ndihmojnë Kosovën. Njëra prej këtyre Bashkive është edhe Hollersbach në Landin e Salzburgut, ku Brigada vullnetare e Zjarrëfikësve dhuroi si donacion një numër të konsiderueshëm të helmetave të cilat unë ua dorëzova organeve përkatëse të Komunës së Gjilanit”, ka thënë zonja Blakaj./rtk/
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë